Shkodër- Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Bardhok Pllanaj rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, të cilët po krehin zonën për të kapur autorët që kanë kryer këtë ekzekutim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi Bardhok Pllanaj rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve. E.L/abcnews.al/