Struga Trim & Lum po zhvillon një sezon shumë të mirë. Ekipi shqiptar renditet në vend të katërt të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, dhe po lufton për të siguruar një biletë në Europa League.
Sot erdhi fitorja shtëpiake 3-1 kundër Belasica. Klisman Cake realizoi gol dhe autogol në ndeshjen e sotme. 21-vjeçari nga Tirana realizoi golin e katërt sezonal me Struga Trim & Lum.
Njësoj si edhe golat e tjerë, Cake shënoi edhe sot një gol shumë të bukur. Cake devijoi me të jashtmen një top të ardhur nga goditja e dënimit, duke i dhuruar ekipit të tij avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. /abcnews.al