Interi të rreh edhe duke mos të dominuar. Antonio Conte ka ndërtuar një skuadër fituese në kampionat dhe sonte e kishte radhën Bologna të dilte kokulur me rezultatin 0-1.
Zikaltrit më këtë fitore të arritur numërojnë tetë pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe kanë një ndeshje më pak, duke e vënë në njëfarë mënyre një dorë te titulli kampion.
Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi i zakonshmi Romelu Lukaku, kur kishin kaluar pak më shumë se gjysmë ore lojë. Një gol normal, por me shumë vlera. Lautaro në këtë ndeshje u ndal nga shtylla pingule, në fillimin e pjesës së dytë.
https://streamable.com/0sh52u
Bologna u përpoq shumë, rrezikoi në disa raste dhe e mbajti madje edhe më shumë topin. Kjo nuk mjaftoi që skuadra e Sinisa Mihajlovic të dilte të paktën me një pikë nga ky duel. Interi i Contes është cinik dhe i fortë. Testi më i fortë për skuadrën e trajnerit italian është sezoni i dytë… /abcnews.al