PSG humbi 0-1 sfidën për titull kundër Lille, teksa Neymar nuk i përmbajti aspak nervat në minutën e fundit të ndeshjes. Sulmuesi brazilian reagoi keq ndaj Tiago Djalo dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Një minutë më vonë erdhi edhe kartoni i kuq për mbrojtësin portugez. Debati mes dy lojtarëve vazhdoi gjatë daljes nga fusha, me Neymar që ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari lojtarit luzitan.
Neymar prêt à se battre avec Djalo dans le couloir des vestiaires après leurs expulsions ! (vidéo)
Crédit : CFC.#PSGLOSC pic.twitter.com/RaHiSbukpx— En Pleine Lucarne (@EnPleineLucarne) April 3, 2021
Në momentin që dy lojtarët u futën në tunel, Neymar e humbi përsëri kontrollin dhe tentoi të sulmonte kundërshtarin i cili u rrëzua në tokë, por u pengua nga personat e pranishëm përreth. /abcnews.al