Festa e Pashkëve, dita kur thuhet se është ringjallur Jezusi, ndryshon nga viti në vit. Arsyeja e këtij ndryshimi është se Pashkët bien gjithmonë të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të ekuinoksit pranveror.
Pashkët janë një festë e ngjashme me Krishtlindjet dhe Halloween, të cilat kanë evoluar gjatë 200 viteve të fundit. Në të gjithë këto festa elementët krishterë dhe jo krishterë (paganë) janë ndërthurur së bashku me kalimin e kohës.
Pashkët si rit i pranverës
Shumica e festave të mëdha kanë njëfarë lidhje me ndryshimin e stinëve. Kjo është veçanërisht e dukshme në rastin e Krishtlindjeve. Dhiata e Re nuk jep asnjë informacion se kur lindi Jezusi. Megjithatë, shumë shkencëtarë besojnë se arsyeja kryesore pse lindja e Jezusit u festua më 25 dhjetor është sepse ajo ishte data e solsticit dimëror sipas kalendarit romak.
Meqenëse ditët pas solsticit dimëror bëhen gradualisht më të gjata, ishte simbolikë ideale për lindjen e “dritës së botës” si thuhet në Ungjillin e Gjonit të Dhiatës së Re.
Ngjashëm ishte rasti i Pashkëve, festë e cila afër një pike tjetër në vitin diellor; ekuinoksin pranveror, kur dita me natën janë të barabarta. Për ata në gjerësi gjeografike veriore, ardhja e pranverës shpesh pritet me ngazëllim, pasi kjo do të thotë se ditëve të dimrit u ka ardhur fundi. Pranvera do të thotë gjithashtu kthimi i jetës për bimësinë dhe pemët, që kanë qenë në gjumë gjatë dimrit, si dhe lindja e një jete të re për kafshët. Duke pasur parasysh simbolikën e jetës së re dhe rilindjes, është krejtësisht e natyrshme të festohej ringjallja e Jezusit në këtë periudhë të vitit, informon abcnews.al.
Emërimi i festës “Pashkë” thuhet se ka lidhje me perëndeshën parakristiane të Anglisë, Eostre. Referenca e vetme në këtë periudhë vjen nga shkrimet e Bedre, një murg britanik i cili jetoi në fund të shekullit VII dhe në fillim të shekullit VIII. Bedre ishte aq me ndikim për të krishterët e mëvonshëm sa që emri i tij ishte shumë i njohur, dhe kështu Pashkëve mbetet emri me të cilin njerëzit i referohen festivalit të ringjalljes së Jezusit.
Lidhja me Pashkën Hebraike
Në Biblën Hebraike, Pashka është një festival që përkujton çlirimin e popullit hebre nga skllavëria në Egjipt, siç tregohet në Librin e Eksodit. Ishte dhe vazhdon të jetë festivali sezonal më i rëndësishëm hebre, që festohet në hënën e parë të plotë pas ekuinoksit të pranverës.
Në kohën e Jezusit, Pashka kishte një rëndësi të veçantë, pasi populli hebre ishte përsëri nën dominimin e fuqive të huaja (domethënë, romakëve). Pelegrinët hebrenj shkonin në Jeruzalem çdo vit me shpresën se njerëzit e zgjedhur të Zotit, siç besuan se ishin vetë, së shpejti do të çlirohen edhe një herë, informon abcnews.al.
Në një Pashkë, Jezusi udhëtoi në Jeruzalem me dishepujt e tij për të festuar festën. Ai hyri në Jeruzalem në një procesion triumfal dhe krijoi një shqetësim në Tempullin e Jeruzalemit. Duket se të dyja këto veprime tërhoqën vëmendjen e Romakëve dhe sesi rezultat Jezusi u ekzekutua rreth vitit 30 pas Krishtit.
Sidoqoftë, disa nga ndjekësit e Jezuit besuan se e panë atë të gjallë pas vdekjes së tij, përvoja që lindi fenë e krishterë. Ndërsa Jezusi vdiq gjatë festës së Pashkës dhe pasuesit e tij besuan se ai ishte ringjallur nga vdekja tre ditë më vonë, ishte logjike të përkujtoheshin këto ngjarje në afërsi.
Disa të krishterë të hershëm zgjodhën të festonin ringjalljen e Krishtit në të njëjtën datë me Pashkën Hebraike, e cila ra rreth ditës 14 të muajit Nisan, në mars ose prill. Këta të krishterë ishin të njohur si Quartodecimans (emri do të thotë “Katërmbëdhjetë”).
Duke zgjedhur këtë datë, ata e përqendruan vëmendjen se kur vdiq Jezusi dhe gjithashtu theksuan vazhdimësinë me Judaizmin, nga i cili doli Krishterimi. Disa të tjerë në vend të kësaj preferuan ta mbanin festivalin të dielën, pasi që atëherë besohej se u gjet varri i Jezuit, informon abcnews.al.
Në vitin 325 pas Krishtit, Perandori Konstandin, i cili favorizoi Krishterimin, thirri një mbledhje të udhëheqësve të krishterë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e rëndësishme në Këshillin e Nikesë. Vendimet më fatale të tij ishin për statusin e Krishtit, të cilin këshilli e njohu si “plotësisht njerëzor dhe plotësisht hyjnor”. Ky këshill vendosi gjithashtu që Pashkët të caktoheshin të dielën, jo në ditën 14 të Nisanit. Si rezultat, Pashkët tani festohen të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të ekuinoksit pranveror.
Lepuri i Pashkëve dhe vezët e Pashkëve
Në Amerikën e hershme, festa e Pashkëve ishte shumë më e popullarizuar në mesin e katolikëve sesa protestantët. Për shembull, puritanët e New England i konsideruan Pashkën dhe Krishtlindjen si shumë të njollosur nga ndikimet jo-kristiane për të qenë e përshtatshme për të festuar. Festivale të tilla gjithashtu prireshin të ishin mundësi për të pirë dhe për t’i argëtuar. Më vonë, Pashkët dhe Krishtlindjet u kthyen në festa familjare.
Nga shekulli i 17-të e tutje, kishte një njohje gjithnjë e më të madhe të fëmijëve të cilët këtë periudhë e kishin për t’u lumturuar. Kështu që lepuri dhe vezët u bënë shumë të njohura dhe të rëndësishme. Vezët e dekoruara kanë qenë pjesë e festivalit të Pashkëve të paktën që nga kohërat mesjetare, duke pasur parasysh simbolikën e dukshme të jetës së re. Disa legjenda të Europës Lindore thonë se vezët që bëhen të kuqe, duke e lidhur me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Ndërsa lepuri lidhet me pjellorinë./e.b-abcnews.al