Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.
Mirëpo, kur bëhet fjalë për karrierën, ajo i surprizon të gjithë me hitet e saj.
Duket se së fundmi, Samanta po përgatitet fuqishëm për të sjellë projektin e ri muzikor. Ajo është duke punuar për videoklipin e këngës më të re dhe herë pas here ndan me fansat foto.
Këngëtarja ka vendosur të rrezikojë për këtë projekt duke bërë edhe një ndryshim drastik në ‘look’. Samanta është kthyer për herë të parë në bionde dhe përveç se i ka lënë të gjithë ‘gojëhapur’, është komentuar mjaft pozitivisht.
Kujtojmë se “NKN” është kënga e fundit nga Samanta Karavella, në bashkëpunim me Skerdi Agon./abcnews.al