Lëvizja që shumica e njerëzve harrojnë të bëjnë kur lajnë dhëmbët

schedule18:15 - 2 Prill, 2021

schedule 18:15 - 2 Prill, 2021

Larja e dhëmbëve është një zakon i përditshëm, por ne shpesh nuk e bëjmë atë si duhet. Ekziston, në fakt, një lëvizje që shumica e njerëzve harrojnë të bëjnë kur lajnë dhëmbët.

E megjithatë është një proces i domosdoshëm për të shmangur jo vetëm rritjen e baktereve por edhe komplikime të tjera për shëndetin tonë.

Lexoni tre arsye të rëndësishme për të larë gjuhën dhe dhëmbët tuaj tani e tutje!

  1. Shije më e mirë

Nëse mendoni se nuk keni gjithmonë shije të mirë mund të jetë faji juaj. Pastrimi i gjuhës lejon që sythat e shijes të punojnë më mirë dhe kështu ne e shijojmë ushqimin tonë në maksimum.

  1. Parandalimi i pllakave

Akumulimi i baktereve në gjuhë lehtëson formimin e një shtrese të pllakave në dhëmbë. Pllaka kontribuon si në erën e keqe të gojës dhe në prishjen e dhëmbëve.

  1. Forconi sistemin imunitar

Gjuha është pjesë e sistemit imunitar dhe kështu që sa më shumë baktere të hiqen nga sipërfaqja e saj, aq më pak ka gjasa që ato të pushtojnë trupin dhe të shkaktojnë komplikime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!