Liverpool është para një vendimi të vështirë në këtë merkato që po afrohet. Klubi anglez do të duhet të vendosë nëse do ta mbajë apo jo në ekip Mohamed Salah, i cili e ka deklaruar se kërkon të provojë një aventure të re.
Madje sipas raportimit të “ESPN”, dëshira e sulmuesit është kalimi në La Liga, ku Real Madrid dhe Barcelona janë të gatshme t’a afrojnë egjiptianin në gjirin e tyre. Kujtojmë që Mohamed është në sezonin e tij të katërt me “The Reds” si dhe i kanë mbetur dhe dy vite të tjera kontratë.
Ndoshta kjo mund të jetë dhe koha e duhur për t’u larguar nga Liverpool për Salah, pasi të besuarit e Jurgen Klopp rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Momentalisht, ata ndodhen në vendin e shtatë me 46 pikë, pesë më pak se Chelsea i vendit të katërt si dhe kanë një “finale” me Arsenalin ditën e nesërme. /abcnews.al

