Djarmati: Laçi ndër më të mirët, kemi shumë përgjegjësi. Partizani? Duel titulli

schedule12:13 - 2 Prill, 2021

schedule 12:13 - 2 Prill, 2021

Laçi është pengesa që duhet të kalojë Vllaznia për të kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Dueli gjysmëfinal do të zhvillohet në “Loro Boriçi” më datë 14 prill, sfidë rreth së cilës flet Matko Djarmati për mediat. Drejtori sportiv i kuqebluve komenton edhe takimin e fundjavës në kampionat kundër Partizanit.

Laçi është një ndër ekipet më të mira të dekadës së fundit. Patjetër që është një kundërshtar shumë i vështirë për ne, por nëse duhet të fitosh një trofe këtë sezon duhet të mposhtësh ekipet më të mira në Shqipëri.

Kemi rezultate negative me Laçin këtë sezon, por nuk besoj se ndeshja e Kupës do të ketë ndikim edhe në kampionat. Është vetëm ndeshje Kupe, për fitimin e trofeut duhet të luash ndaj ekipeve më të mira në Shqipëri.

Licencimet? Është lehtësuar situata për ne, por mos të harrojmë që ekipi ka një përgjegjësi më shumë se përpara. Problemi është që finalja e Kupës luhet pasi të ketë përfunduar kampionati. Tani është më e thjeshtë të dalësh në Evropë prej Kupës, por do të mendojmë pas dy javësh për Laçin.

Tani mendojmë për Partizanin. Është një ndeshje shumë e vështirë, Partizani është një konkurrent direkt për titullin kampion. Kemi dy dëmtime: Imami dhe Da Silva, të cilët nuk janë gati 100%. Gurishta mungon për shkak të kartonëve, por kemi një kontingjent me 25 lojtarë. Kush do të luajë do të japë maksimumin.

Pas periudhës shumë shumë të vështirë që kaluam, ky ishte një dyjavësh shumë i mirë. Absolutisht që pushimi na ka ndihmuar dhe jemi përgatitur në maksimum për këto ndeshje“, përfundoi drejtuesi kroat i klubit shkodran. /abcnews.al