Tensione për zgjedhje? Meta: Kanë çuna problematikë? Ta shikojnë se jemi popull problematik ne

schedule23:13 - 1 Prill, 2021

schedule 23:13 - 1 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Log.” duke folur rreth situatës që pritet që të jetë në zgjedhjet e 25 prillit, është shprehur se janë marrë të gjitha masat.

Sipas Metës, “Presidenti bashkë me popullin, do mbrojë Republikën”. Ai ka thënë se gjithçka do të zgjidhet në mënyrë paqësore.

“Ne do të punojmë dhe shpresojmë se do të zgjidhet gjithçka në mënyrë paqësore se kamerat e të gjithë botës do jenë këtu. Dhe kjo ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Të gjithë i kanë sytë këtu. Se dëmtojmë edhe Kosovën. Duhet të kenë shumë kujdes se ata skenarë për rrëmujë do e paguajnë çmim llahtarshëm. Zgjedh procedura me 26. Garancia për zgjedhjet është populli i Shqipërisë. Sovraniteti i përket popullit. Kanë çuna problematik? Ta shikojnë se jemi popull problematik ne. Pastaj do ta shikojnë. Janë marrë të gjitha masat. Ku vend nuk është vend kavjesh. Është vend shqiptarësh dhe jo sorrash. Po të largojmë shqiptarët dhe të sjellim ata se qenka gjuha shqipe probleme. Ne jemi me rilindjen e Petro Nini Luarasit.”

“Është me monitorim. Dhe kush punonjës në administratë që respekton ligjin dhe nuk ju bindet këtyre. Ta dijë se askush nuk e lëviz pas zgjedhjeve. Por ata të tjerët do kenë pasojë.”

“Thirrje për të gjithë qytetarët. Të gjithë më 25 prill drejt kutive të votimit. Se në demokraci vota është fuqia juaj për të zgjedhur apo për të ndëshkuar. Nëse doni barazi para ligjit duhet të respektoni barazinë e votës. Refuzojini dhe ndëshkojini ata që duan t’ju frikësojnë tek kutia e votimit. Se nuk vleni as sa dele dhe lopë. Nuk e meritoni të zëvendësoheni nga bangladeshas. Demokracia do të triumfojë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!