Partia Socialiste ankimon në KAS fletën e votimit.
Në kërkesën drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, PS kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sipas PS në fletën e votimit për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët duhet të identifikohen me numra.
Ndërkohë ditën e sotme komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi ditën e sotme formatin zyrtar të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit e cila u vendos të jetë me emrat e kandidatëve.
/abcnews.al/