“Meta kërcënim për Reformën në Drejtësi”, Rama: Monika, dorëzania që niset me misione

schedule22:13 - 1 Prill, 2021

schedule 22:13 - 1 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Presidenti i Republikës Ilir Meta është kërcënimin për reformën në drejtësi.

I ftuar në emisionin “Open” Rama theksoi se ndjen keqardhje për Presidentin Meta duke shtuar se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është dorëzania që niset me misionet e drejtuar nga Presidenti.

Sipas kryeministrit Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është shpërfytyruar dhe kontrollohet nga Ilir Meta.

“Nuk merrem fare me njerëzit, kanë punën dhe jetën e tyre. Kjo është fusha e ndeshjes. Këta janë lojtarë në fushë. Ilir Metën si njeri unë kam vetëm keqardhje që është katandisur në atë gjendje, por s’kam asgjë me atë si njeri, jam gati ta ndihmoj në çdo moment nga ana njerëzore. Ilir Metën në këtë rol, në këtë fushë, e konsideroj një hall të madh për këtë vend jo për mua.

LSI-në si rol, si sistem, si filozofi, që është tani e shpërfytyruar dhe i ka dalë komplet e keqja në fytyrë e konsideroj një çiban në politikën shqiptare. Kur them sistemi, aty është një sistem i ngritur dhe kontrolluar nga Ilir Meta, në funksion të Metës. Monika pastaj është dorëzania që niset me misione. Meta shkon në Presidencë dhe ajo ka mision që të administrojë atë sistem mizerabël që ka ajo parti”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!