Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka rreth katër vite që është tërhequr nga muzika.
Gjatë fundvitit të kaluar, ajo e bëri qartë edhe një herë të ditur se nuk dëshiron më të rikthehet.
Ndërkohë, së fundmi, gjatë një interviste të dhënë për Radio Kosova 1, këngëtarja tregoi se prej një viti tashmë ka filluar punë në një nga radiot në kryeqytet, gjersa në të njëjtën kohë po mban dy punë, duke qenë e angazhuar pasdite edhe në një biznes familjar.
Zanfina nuk ka treguar më detajisht se çfarë funksione kryen në këto dy punë paralele, por që ndjehet e lumtur me detyrat e reja që i janë përcaktuar.
Në fund, ajo tha se vazhdon të pëlqejë muzikën e shumë prej ish-kolegëve të saj, duke dëgjuar kryesisht ata që janë më në trend./abcnews.al