Shpesh, njerëzit kur përpiqen të humbasin peshë mbajnë dieta dhe programe ushqyese për të marrë rezultate të shpejta. Shumica mendojnë se ajo që duhet të bëjnë është zvogëlimi i marrjes së kalorive. Dihet që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por shpesh e anashkalojnë atë, sidomos kur ndjekin një dietë.
Por Suzy Weems, një profesoreshë në Universitetin Baylor, thotë se vakti i parë i ditës është thelbësor. “Sigurisht, kjo nuk do të thotë që vetëm mëngjesi do t’ju ndihmojë të humbni peshë.”, thotë ajo. Lajmi i mirë është se me një mëngjes të shëndetshëm, mund ta ndihmoni trupin të humbasë kilogramët që dëshironi, lehtë dhe shpejt.
Por duhet të siguroheni që së pari të zgjidhni ushqimet e duhura. Tërshëra, vezët, avokado dhe spinaqi janë ndër zgjedhjet më ushqyese. Nëse nuk bëni dot pa kafe, mbase një filxhan mund të jetë pjesë e mëngjesit tuaj, për sa kohë që nuk shtoni shumë sheqer. /abcnews.al

