Dalin pamje të reja sesi George Floyd po u përgjërohej oficerëve

schedule10:44 - 1 Prill, 2021

schedule 10:44 - 1 Prill, 2021

Në gjyqin për oficerin Derek Chauvin, kanë dalë pamje të reja nga kamerat e sigurisë që tregojnë sesi George Floyd u lutej oficerëve gjatë arrestimit të tij, duke u thënë: “Nuk jam djalë i keq. Ju lutem mos më qëlloni … Unë sapo kam humbur nënën time”.

Floyd i prangosur vazhdon t’u përgjërohet oficerëve, duke iu thënë se nuk po u rezistonte dot më dhe se do të bënte gjithçka ata të thonin, informon abcnews.al.

Më pas videoja tregon oficerin e policisë Derek Chauvin që i vendos gjurin në qafën e Floyd për më shumë se 9 minuta, duke i marrë jetën.

Chauvin, 45-vjeç, që nga ajo kohë është pushuar nga detyra, por mohon akuzat për vrasje.

Avokatët mbrojtëse të ish-oficerit  thonë se do të provojnë që Floyd vdiq nga mbidoza dhe shëndeti i dobët dhe se forca e policisë ishte e arsyeshme për t’u përdorur./e.b-abcnews.al