Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Noka në ABC: Në Tiranë marrim 20 mandate

schedule19:53 - 31 Mars, 2021

schedule 19:53 - 31 Mars, 2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka qenë i ftuar në “Radarin Informativ” me gazetaren e ABV, Jonida Shehu, ku ka folur rreth situatës në vend dhe fushatës elektorale.

Noka ka thënë se PD, në Tiranë do të marrë 20 mandate, ndërsa shton se në PD të gjithë kandidatët po punojnë për siglën e PD-së dhe jo për veten.

Flamur Noka: Në kampin opozitar nuk ka asnjë lloj presioni. Sot nuk është bërë thirrje askujt. Ka një vendim që të gjithë sëbashku të jemi si ekip Kjo është zgjidhja. Ne drejtuesit dhe kandidatë të jemi një ekip. Është një strategji e jona për të maksimalizuar produktin përfundimtar, pra votën.

“Se çfarë ndodh në kampin mata nuk e di. Por tek ne nuk ndodh. Në Kamëz nuk ka postera. Se bëhen “lesh arapi” ato nuk është problem i PD. Pra kemi një synim ndryshimin dhe për ndryshimin jemi sot më të bashkuar se kurrë.”

“As s’më ka dëgjuar as nuk do më dëgjoj kush. Kam thënë votoni numrin 9 dhe kanë votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i 14, është një zonë 100% i sigurt. 20 mandate në Tiranë, e padiskutueshme. Sot jemi në një situatë krejt tjetër. Ndryshimi është zgjidhja e vetme për këtë vend. Me votën e tyre do sjellin ndryshimin. Është tek numri 9 dhe tek lideri Basha.”

“ Unë kam Elisa Spiropali, Fidel Yllin dhe Xhaml Qefalinë. Ato që ti quan pushtet lokal, janë komitete ekzekutive të emëruara nga qeveria.”

“Nuk ka asnjë arritje. Programi që parashtron dhe çfarë ke arritur. Premtoi 300 mijë vende punë por ikën 500 mijë shqiptarë. Premtoi policinë por u bë trafik droge. Premtoi bujqësi, zero. Shëndetësi falas? Jo! Reforma e arsimit reformë bisht si e Beogradit. Në Zall Herr 8 muaj pa asnjë pikë ujë. Nga ana tjetër ke zotin Basha. Rama është i izoluar nga BE, ndërkombëtarisht. Basha i ka të hapura. “

Ndërkohë i pyetur për djegien e mandateve dhe për zgjedhjet vendore të bojkotuara nga PD, Noka ka thënë: “Ne jemi konsultuar me bazën. Sot kemi parë se si qeverisë rilindja në të dy pushtetet. Është dështim . Një fushatë e vakët e rilindjes si në Vaki. Një fushatë tjetër që ka shpresë dhe e ngjall dëshirën për ndryshim”  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!