Rama i kthen lulet mbrapsht punonjëses në fasoneri: Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat

schedule14:26 - 31 Mars, 2021

schedule 14:26 - 31 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama shkëmbeu disa batuta me sipërmarrësen e një fasonerie në Shkodër e cila është martuar me një shtetas italian me të cilin ka edhe një vajzë. Rama i këshilloi ata të shtojnë familjen.

“Çfarë prisni. A e dini ju që në Shqipëri fëmija e dytë vjen me fond. Nëse arrini të bëni dy përnjëherë akoma më mirë. Ke marrë alamet goce nga Shkodra”, u shpreh Rama.

Në sektorin e qepjes, Rama mori edhe një buqetë me lule, të cilat zgjodhi t’ia japë një zonje punonjëse duke shkëmbyer batuta me ta. “Më ra goja duke i thënë nuk i jepen lulet burrave. Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!