Kreu i qeverisë Edi Rama ishte ditën e sotme në Bërdicë ku pa nga afër investimet e OSHEE për energjinë elektrike.
“Aty ku investimet e OSHEE vijojnë për energji elektrike pa ndërprerje. Nga rrjetet tejet të amortizuara të vitit 1970 me tela që ofronin cilësi e furnizim të dobët, në 6 vitet e fundit kemi përmirësuar shërbimin me energji elektrike për 70 mijë banorë në të gjithë qarkun e Shkodrës, që tashmë furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike dhe vazhdojmë pa u ndalur punën kudo ku ka ende shumë nevojë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë u takua me një prej punonjësve që mbante veshur një xhup me logon juventine nën uniformën e tij. Me batutë kreu i qeverisë i kërkoi të mos e mbulojë pasi edhe pse skuadra nuk është mirë për momentin, duhet të jetë krenar.
“Hajde këtu hajde. Mbaje me krenari këtë, mos e fshih.Për momentin nuk jemi mirë por edhe Interi që po fiton me juventin po fiton. Respekte, respekte forca Juve”, tha Rama./mv.abcnews.al