CDC: 50% e të moshuarve në SHBA janë vaksinuar plotësisht

schedule08:26 - 31 Mars, 2021

schedule 08:26 - 31 Mars, 2021

Gati 148 milion doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në SHBA, sipas të dhënave të botuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se janë administruar  147,602,345 doza totale,  rreth 78% e 189,451,285  dozave të dorëzuara.

Rreth 29% e popullsisë -më shumë se 96 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe më shumë se 16% -rreth 53.4 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të CDC.

Pak më shumë se gjysma e popullsisë  65 vjeç dhe më të moshuar – 49.8%  janë vaksinuar plotësisht, dhe më shumë se 7 në 10 të moshuar në SHBA kanë marrë të paktën një dozë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!