Në portalin Abcnews.al prej të hënës është hapur një sondazh online në të cilin lexuesit e uebit mund të votojnë partinë që kanë ndërmend të besojnë në 25 prill por edhe kandidatin e preferuar prej tyre.
Si votohet?
Fillimisht, çdo lexues duhet të zgjedhë qarkun në të cilin dëshiron të japë pëlqimin e tij për një parti apo kandidat. Pasi të ketë hyrë në qark, lexuesi duhet të zgjedhë fillimisht partinë, të cilat janë të listuara ashtu siç do të duken në fletën e votimit.
Pasi të ketë dhënë pëlqimin për partinë, sistemi i ndërtuar nga programuesit e abcnews.al do t’i nxjerrë atij listën e kandidatëve të asaj partie me renditjen sipas listës zyrtare të dërguar në KQZ. Pasi të japë pëlqimin edhe për kandidatin, sistemi e numëron atë dhe mbyllet duke mos i dhënë mundësinë lexuesit të votojë sërish për një periudhë 1 javore.
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Abcnews.al
Lexuesi ka mundësi të shohë rezultatet pasi të ketë votuar në mënyrë që të mos ndikohet kur të japë pëlqimin e tij.
Përmes kësaj forme dhe masave të tjera të marra, programuesit tanë kanë parandaluar çdo lloj tentative nga subjekte politike apo kandidatë që ndërhyjnë në mënyrë të pandershme në rezultatin e sondazhit.
Çdokush mund të votojë vetëm 1 herë në javë. Rezultatet mbyllen dhe zerohen në fund të javës për të rifilluar nga zero në hënën. Deri një ditë para zgjedhjeve do të publikohen 4 herë rezultatet finale të javës.
Në 24 orët e para, janë regjistruar 105 000 pjesëmarrës në këtë votim online. Sipas të dhënave, në Rang Kombëtar Ps: 42%, PD: 40%, LSI: 10%. PS ruan epërsinë me 1 % ndaj PD-së në Tiranë, ndërsa në Durrës, demokratët rezultojnë në avantazh, me gati 1 % më shumë se sa PS.
Siç pritej, kandidati më i votuar nga PS është Edi Rama, i ndjekur nga ministrat Ahmetaj dhe Manastirliu. Ndërsa nga PD, kryeson Lulzim Basha i ndjekur nga Sali Berisha. /abcnews.al/