Erling Haaland është një nga talentet më të mëdha të momentit dhe klube të mëdha, me në krye Real Madrid duan ta blejnë që në verën e ardhshme. Nga ana tjetër Borussia Dortmund nuk është e gatshme ta shesë dhe i ka vendosur çmim të kripur talentit, 180 milionë euro.
Po ko vlerë mund të ulet në mënyrë drastike së shpejti. Deportes Cuatro raporton se Haaland i ka kërkuar largimin që në këtë verë drejtuesve të Borussia Dortmund, të cilët kanë më shumë presion tashmë nga dëshira e sulmuesit për të ikur.
Një tjetër indicie për të ardhmen e Haaland e zbulon i njëjti burim. Mësohet se familja e Haaland ka blerë një shtëpi në Marbella të Spanjës, çka tregon qartë se sulmuesit i pëlqen Spanja më shumë se Anglia. Manchester City dhe Barcelona janë gjithashtu pas derës. /abcnews.al