Ditën e djeshme për herë të parë që nga fillimi i pandemisë kryeqyteti i Anglisë, Londra nuk regjistroi asnjë viktimë për shkak të Covid-19. Kjo ishte një shenjë e qartë përmirësimi dhe se vaksinimi po jep efektet pozitive.
Duke parë situatën në përmirësim futbolli anglez po merr hapa konkretë për të kthyer tifozët në stadium, fillimisht u tha se tifozët do kthehen në finalen e Kupës, por vendimi i ri i kthen edhe më shpejt tifozët në stadium.
Tifozët do të kthehen në stadium më datë 17 prill në gjysmëfinalen Chelsea-Manchester City, si dhe më 18 prill në Leicester City-Southampton. Lajmi u konfirmua nga zyrtari i qeverisë angleze, Oliver Dowden. “Ne duam të kthejmë sa më shumë tifozë të jetë e mundur”, tha ai mes të tjerash. /abcnews.al