Joan Laporta është kthyer te Barcelona dhe po bën ndryshimet e tij në klub, ku mendon se ka njerëz që mund të bëjnë më mirë. Revolucioni i presidentit të ri ka prekur edhe Patrick Kluivert.
Ish-sulmuesi preh thuajse dy vitesh është drejtor i akademisë së Barçes, La Masia, por në verë, kur i skadon kontrata, pritet ta lërë këtë detyrë. Ditët e fundit ai ka pasur një takim me drejtuesit e klubit, të cilët i kanë treguar vendimin e tyre për të.
Ata gjithashtu i kanë ofruar një tjetër vend në klub, pa përcaktuar qartë pozicionin, por mbetet për t’u parë vendimi i tij. Ndërkohë në krye të La Masias pritet të kthehet Jose Ramon Alexanko, i cili ka drejtuar këtë strukturë në periudhën e parë kur Laporta drejtoi Barçën.
Si futbollist, Kluivert ka luajtur gjithsej 257 ndeshje, duke shënuar 121 gola gjatë gjashtë sezoneve (1998-2004) në të cilat fitoi një kampionat (1998-99). /abcnews.al