Thaçi reagon pas Haradinajt: Atyre që duan luftë i uroj rrugën e mbarë

schedule15:28 - 20 Shtator, 2018

schedule 15:28 - 20 Shtator, 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Haradinaj në “Opinion” se ndryshimi i kufirit bëhet me luftë. Kreu i shtetit kosovar theksoi se lufta bëhet nëfront, jo nga televizori.

Kërkesën për bashkangjitje me Republikën e Kosovës e ka bërë vetë Lugina e Preshevës. Deklarata u bë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shtoi se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë. Nga ana tjetër ai përsërit se nuk do lejojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ëshët shprehur se kufijtë janë vendosur më luftë, Thaçi tha se cilido mund të nisë luftën dhe se nuk ka ndërmend t’i pengojë. Por kreu I shtetit shtoi se lufta bëhet në front dhe jo në studio televizive. Thaçi tha se nuk do të pengojë askënd të luftojë, madje kushdo mund ta nisë luftën ku të dojë: “Ka 430 kilometra kufi me Serbinë! Udha e mbarë iu qoftë, le të shkojnë”, tha ai.

Thaçi përsëriti se është ai udhëheqësi i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB-së dhe se do respektojë gjithë agjendën dhe protokollin. Ai tha se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një Rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës. Sipas tij, nëse kjo ndodh do të sjellë edhe më shumë paqe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!