Debati mbrëmjen e sotme ishte i fortë në studion e “Log.” në ABC mbi efektshmërinë e vaksinës kineze, që po injektohet prej së dielës në mënyrë masive në vendin tonë.
Gazetari Endri Xhafo i pyeti të ftuarit në studio; Skënder Brataj, Gjergji Koja, Gazment Koduzi dhe Ilir Alimehmeti nëse do ta bënin vaksinën kineze? Të ftuarit ishin të ndarë duke sqaruar edhe arsyet.
Kush nga ju e ka bërë vaksinën?
Skënder Brataj: Unë e kam bërë, kur e bërë ishte “Pfizer”.
Gjergji Koja: E kam bërë, si mjek.
Gazment Koduzi: Si pedagog nuk e pashë të arsyeshme, nuk ishte morale për mua, që prindërit e mi, mbi 80-vjeç që është babai të mos e bëjë dhe unë 50-vjeç dhe e kam kaluar. Nuk kemi rrezik se jemi online me kolegun Koja, ku e kemi rrezikun ne?
Skënder Brataj: Po ti je personazh publik.
Gjergji Koja: Po ti kafen nuk e pi online dhe studentët i more në provim në auditorë, jo online.
Gazment Koduzi: Të vaksinohen njëherë ata (të moshuarit) pastaj ne.
Ilir Alimehmeti: Mu ofrua pardje AstraZeneca, ky program është për universitetet. Nuk e pashë të arsyeshme duke qenë se e kam kaluar.
Nëse do u jepet mundësia do ta bëni me coronavax?
Skënder Brataj: Sigurisht që do ta bëja.
Gjergji Koja: Po.
Ilir Alimehmeti: Unë refuzova të parën, por nëse do të më vendosësh përpara një të certifikuar dhe një jo të certifikuar, dhe unë kam refuzuar të certifikuarën, si mendon se do të bëj me të pa certifikuarën?
Gazment Koduzi: Edhe unë jam i të njëjtit mendim. Një vaksinë që nuk ka të dhëna që është e sigurt dhe efikase, unë dhe familja ime nuk e bëjmë.
Një tjetër cështje ishte dhe vaksinimi i pilotëve të helikopterëve të ministrisë së Shëndetësisë, nëse duhet të merrnin dozat kundër COVID-19, ashtu si shoferët e ambulancave. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shpjegoi se përse nuk janë vaksinuar. “Unë e komandoj helikopterin. E kam kërkuar edhe për ata, por deri tani nuk kanë bërë asnjë transport me pacientë me COVID, pasi nuk po transportojmë pacientë me COVID me helikopter” tha ai. / db/ Abcnews.al