“Nuk më pëlqen stili i Ibrës, duhet respekt”, Zlatan replikon me legjendën suedeze

schedule20:40 - 29 Mars, 2021

schedule 20:40 - 29 Mars, 2021

Polemika në distancë mes dy legjendash. Borje Salming, i konsideruar si “Mbreti”, ka ngacmuar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Një nga më të mëdhenjtë e sportit të hokej është shprehur se futbollisti i Milanit reagon keq kur nuk i arrin objektivat dhe e ka marrë edhe përgjigjen shumë shpejt.

“Dua të jem i qartë, unë e respektoj Zlatanin për atë që bën. Është i pabesueshëm, veçanërisht për shkak të moshës së tij. Gjithsesi nuk më pëlqen stili i tij, sjelljes dhe ato që thotë kur nuk arrin atë që dëshiron.

Ju nuk mund të merrni gjithmonë atë që dëshiron dhe kur kjo ndodh duhet të respektoni të tjerët. E kam pyetur veten pse e bën atë kaq shpesh. Ai nuk mund të bëjë gjithçka që dëshiron vetëm sepse është një lojtar më i mirë se të tjerët”, është shprehur Salming.

Ibra ka folur për deklaratën e legjendës së hokejit në Suedi, pas fitores së arritur në Prishtinë kundër Kosovës. Sulmuesi ka deklaruar: “Kam dëgjuar që Borje Salming ka hapur gojën dhe ka thënë diçka mbi sjelljen time në fushë.

Nëse nuk e njeh personin më mirë është të mos e hapësh gojën dhe të flasësh. Nëse merr një top hokeji kokës, nuk do të thotë që ju bëni gjithë kohës gjënë e duhur. Ai duhet të kujdeset për veten dhe unë të bëj të njëjtën gjë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!