Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, për shqyrtimin e padisë së PS për numrin e kandidatëve të koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 prillit e ka cilësuar të pakuptimtë një gjë të tillë.
Kaso është shprehur se ata kanë respektuar kriteret ligjore, pasi liegjislatori nuk ka vendosur një numër maksimal kandidatësh.
“Kemi respektuar në listat tona të gjitha aspektet. Përfaqësuam në listën tonë me 222 emra nevojat e të gjitha partive pjesëmarrëse në koalicionin tonë. Kodi zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve për çdo qark jo maksimalin. Nuk vlerësojmë se përbën ndonjë problem leximi apo menaxhimi një listë me 153 apo me 222 emra”, ka thënë ai.
Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji u shpreh se vendimi i KAS për t’i rikthyer PD kandidadët e hequr nga Komisioneri Shtetëror shkel parimin e barazisë./abcnews.al