Jo vetëm presioni i lartë i gjakut, por edhe ai i ulët mund të çojë në probleme shëndetësore. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga simptomat që tregojnë se mund të keni presion të ulët gjaku. Gjithashtu do të gjeni edhe shkaqet.
Simptomat e presionit të ulët të gjakut
- Marramendje, sidomos pas ngritjes nga vendi ku jeni ulur
- Vizioni i paqartë ose shikimi i njollave të zeza
- Lodhje
- Të përziera
- Të fikët
Shkaqet e mundshme të presionit të ulët të gjakut
Në shumicën e rasteve presioni i ulët i gjakut nuk është një shenjë e sëmundjeve serioze. Gratë mund të vuajnë nga presioni i ulët i gjakut për shkak të menstruacioneve ose shtatzënisë. Nëse keni të përziera apo keni vjellë, presioni juaj i gjakut mund të jetë i ulët. Kjo vjen për shkak të humbjes së gjakut, infeksioneve ose anemisë.
Trajtimi dhe këshillat
Është mirë që të vizitoni mjekun. Gjithashtu mund të tregoni kujdes duke u ngritur dhe shtrirë ngadalë, duke pirë ujë mjaftueshëm dhe duke bërë një banjë të nxehtë./e.b-abcnews.al