Emina bën dedikimin prekës për të bijën: Faleminderit që më zgjodhe të jem mamaja jote

schedule09:44 - 29 Mars, 2021

schedule 09:44 - 29 Mars, 2021

Vajza e madhe e Emina Cunmulajt, Ella Faria ka festuar 5 vjetorin e lindjes dhe modelja i ka bërë një dedikim super të ëmbël. Përmes disa postimeve në Instagram, Emina ka ndarë me ndjekësit momentet nga takimi i parë me të voglën që e bëri nënë për herë të parë.

Krahas tyre, ajo ka rrëfyer se kur e mori për herë të parë në krahë, ndjeu se ishte një dhuratë nga e ëma e saj e ndjerë. “Sot ti je 5 vjeç dhe mbaj mend sikur dje, kur munda të të mbaja në krahë, me shpirtin tënd të ëmbël, më kujtove gjithmonë nënën time. Sikur ti ishe një dhuratë për mua pasi ajo u largua nga unë.

https://streamable.com/r29h7h

Faleminderit që më zgjodhe mua të jem mamaja jote. Një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Ndjenja më e bukur në botë. Ella Faria erdhi tek ne. Lot, gëzim dhe bekim.”, ka shkruar ajo krahas fotove. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!