5 mënyra si ta filloni javën mbarë

schedule08:45 - 29 Mars, 2021

schedule 08:45 - 29 Mars, 2021

Fundjava iku sërish shpejt apo jo? Sot është e hënë dhe ne jemi të sigurt që e keni shumë të vështirë të keni motivim. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë se çfarë duhet të bëni që ditët e javës të jenë të mbara.

1. Flini mirë

E hëna nuk është dita e preferuar e askujt. Kur bie alarmi, e vetmja gjë që ju doni të bëni është të ktheheni në anën tjetër dhe të flini. Por, ajo që duhet të bëni është të zgjoheni. Një fillim jave i mbarë nis kur ju keni pushuar mjaftueshëm gjatë fundjavës. Të kesh një fundjave të relaksuar është thelbësore për një javë të mirë.

2. Organizohuni

Planifikoni javën tuaj me kujdes. Bëni një listë të gjërave kryesore për çdo ditë dhe lini orare. Sa më shumë të dini për orarin e gjërave kur do t’i bëni, aq më shumë të përgatitur do të jeni dhe do të merrni rezultate të mira.

3. Hani mirë

Nëse nuk hani mirë nuk do të ndiheni mirë gjatë gjithë javës. Ju do të ndiheni të shëndoshë dhe do të stresoheni pse nuk po gjeni kohë për palestër. Nga ana tjetër, nëse hani shëndetshëm do të ndiheni mirë jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.

4. Vishuni bukur

Ndonjëherë të vishesh bukur ju ndihmon gjithashtu. Nëse keni një veshje të bukur, mos e lini për fundjave. Jepjani vetes kënaqësinë e veshjes të hënën dhe rrisni egon tuaj në fillim të javës.

5. Gjërat që ju presin përpara

Nuk ka asgjë më mirë sesa ra filloni javën tuaj me diçka që e prisni deri në fund të javës. Planifikoni një takim me të dashurin tuaj ose shkoni për shoping me miqtë. Rezervoni në një restorant që keni dashur të shkoni prej kohësh ose filloni kurs kërcimi./e.b-abcnews.al