Dalin pamjet, si duket anija e bllokuar në kanalin e Suezit fotografuar nga hapësira

schedule20:02 - 28 Mars, 2021

schedule 20:02 - 28 Mars, 2021

Kozmonauti rus Sergey Kud-Sverchkov ka postuar foto që tregojnë si duket nga hapësira anija gjigante e kontejnerëve, “Ever Given”, e bllokuar në Kanalin e Suezit.

Lëvizja e mjeteve të lundrimit në kanal është mbyllur për më shumë se pesë ditë.

“Ju mund ta shihni tani nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës” , shkroi stacioni rus në Instagram, duke shtuar se imazhet tregojnë se sa rimorkiatorë po përpiqeshin të lëviznin anijen gjigante.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergey Kud-Sverchkov (@kudsverchkov)

Fotografitë e bëra japin një vështrim të mirë se si anija me gjatësi 400 metra bllokon plotësisht trafikun në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare të botës, e cila lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq.

Lexo edhe: “Ever Given” e bllokuar në kanalin e Suezit, anijes do t’i hiqen kontejnerët

Anija, u përplas të Martën, duke detyruar më shumë se 320 anije të prisnin për radhën e tyre për të lundruar nëpër kanal. g.v/abcnews.al