Covid-19 goditi rëndë Interin disa ditë më parë. Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio, Matias Vecino dhe Stefan De Vrij rezultuan pozitivë.
Lojtarët nisën menjëherë karantinën dhe u anulua sfida shtëpiake ndaj Sassuolos në kampionat. Antonio Conte ka marrë një lajm të mirë.
Kapiteni Handanovic ka rezultuar negativ në tamponin e fundit, duke ia dalë të fitojë betejën me koronavirusin.
Portieri slloven është gati t’i bashkohet skuadrën në stërvitje, teksa tre lojtarët e tjerë të ekipit kryesues të Serie A vijojnë të qëndrojnë në izolim. /abcnews.al