Samir Handanovic gëzon Interin. Portieri slloven ka dalë negativ në shtupën e fundit që ka kryer një ditë më parë dhe tashmë mund të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen e kampionatit kundër Bologna.
Momentalisht për trajnerin Antonio Conte ky është gëzimi i vetëm, pasi tre lojtarë të tjerë vijojnë të jenë të infektuar dhe duhet të presin përgjigjen negative të tamponit për t’u vënë nën urdhrat e stafit teknik.
De Vrij, D’Ambrosio dhe Vecino janë ende pozitivë dhe gjatë këtyre ditëve do të testohen sërish. Ata janë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe po përgatiten të diferencuar, deri në momentin që tamponi do t’i nxjerrë negativë. /abcnews.al