Makina në Gramsh ra nga 150 metra lartësi, arrestohet shoferi 26-vjeçar

schedule11:20 - 28 Mars, 2021

schedule 11:20 - 28 Mars, 2021

Një 26-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar nga policia pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “BMW” duke rënë nga 150 metra lartësi. Policia njofton se se si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për shpëtimin e tyre dje, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.K., 26 vjeç,  banues në fshatin Gjyralë, Cërrik,  pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit dhe shtetasi K.K., 27 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!