“Figurat publike në politikë” ka qenë kjo tema që është diskutuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun ku janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të ekranit, të cilët janë angazhuar në politikë.
Një ndër ta ishte edhe moderatorja e njohur Ori Nebiaj, e cila tashmë është bërë pjesë e listave për të Partisë Demokratike.
Gjatë bisedës me miqtë e tjerë, Ori ka përmendur faktin që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha di të luajë muzikë dhe shpeshherë luan rolin e DJ.
“Luli luan muzikë, bën DJ”, tregoi Ori, teksa nuk kanë munguar të qeshurat ironike nga Arjola Demiri
“Po pse qeshni ju”, ka pyetur Jonida Shehu.
“Më vjen për të qeshur çfarë të bëj”, iu përgjigj aktorja e njohur nga Tropoja.
E gjendur në këto kushte, ku shpërthyen të qeshurat nga deklarata e saj, Ori është detyruar të shpjegojë: “DJ për mua është që zgjedh muzikën dhe e vë në skenë. Kjo nuk i heq atij të drejtën për të shijuar muzikë, për të gatuar në shtëpi.
Këto janë komplekse. Basha e ka përdorur në fushatat e tij dhe kur ka qenë kandidat për Tiranën, ka dalë tek Arjan Çani live ka luajtur dhe ka zëvendësuar Dj Jerry”