Pas ditëve të ftohta, me dëborë dhe shit ë javës së kaluar duket se vendi ka hyrë tashmë në stinën e pranverës sa i përket tempeturave.
Fundjava pritet të jetë me mot të kthjellët me temperatura krejtësisht pranverore. Siç bën me dije meteoalb për abcnews.al, rritja e tempeturave ka filluar nga mesdita e së shtunës dhe në zonat e ulta pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
Ndërkohë, temperatura mesatare në të gjithë territorin e vendit pritet të jetë 14 gradë, ndërsa mundësia për të patur reshje shiu është thuajse zero. /abcnews.al