Nisi këtë të shtunë procesi i vaksinimit të bluzave të mjekëve dhe infermierëve të Kosovës në Kukës.
Shefi i shërbimeve mbështetëse në njësinë vendore te kujdesit shëndetësor Kukës, Xhafer Rexhmati thotë se do të vaksinohen 208 bluza të bardha me AstraZeneca ndërsa javën e kaluar u vaksinuan 292 mjekë dhe punonjës shëndetësor.
Procesi ka nisur normalisht dhe të vaksinuarit e parë nuk kanë pasur ankesa për efekte anësore.
Vaksinimi ka filluar, por në kufi po presin bluzat e bardha të Kosovës që janë të organizuar me autobusë, por gjithashtu është vënë rë një fluks i qytetarëve të Kosovës që vijnë në Shqipëri për fundjavë.
/abcnews.al/