Racizmi në rrjetet sociale, Thierry Henry merr vendimin drastik

schedule20:37 - 26 Mars, 2021

schedule 20:37 - 26 Mars, 2021

Trajneri i Montreal Impact, Thierry Henry, ka ndërmarrë një nismë kundër racizmit në rrjetet sociale. Ky veprim i ish-yllit të Arsenal vjen pas një serie sulmuesh të tifozëve në ishullin britanik dhe jo vetëm ndaj lojtarëve dhe Henry ka vendosur të mbyllë çdo llogari të tij në rrjetet sociale.

“Nga nesër në mëngjes unë do të mbyll çdo llogari timen që kam në rrjetet sociale, derisa njerëzit që janë në pushtet të jenë në gjendje të rregullojnë platformat e tyre me të njëjtën forcë që aktualisht bëjnë kur shkelet e drejta e autorit”, shkruan francezi.

https://twitter.com/thierryhenry/status/1375405445108674571?s=21

“Racizmi, bullizmi dhe torturat mendore që i bëhen individëve është shumë toksik për t’u injoruar. Është shumë e lehtë të krijosh një llogari, ta përdorësh atë për të ngacmuar, të mos ketë asnjë sanksion ndaj teje dhe gjithçka të mbetet anonim.

Derisa kjo të ndryshojë, unë do t’i mbyll të gjitha llogaritë e mia në rrjetet sociale. Shpresoj që të kemi ndryshime së shpejti”, përfundon Henry. Faqja zyrtare e ish-sulmuesit në Facebook ka 10 milionë ndjekësa, e Instagramit 2.7 milionë dhe ajo e Twitterit 2.3 milionë ndjekësa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!