Sot Rasim Thaçi i njohur për publikun si Çima humbi jetën për shkak të koronavirusit. Ikona e humorit shqiptar ndodhej i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë prej disa ditësh, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Për ironi të fatit, pak javë më parë aktori ishte i ftuar në emisionin e Robert Berishës “Robi plaket kur don vetë” teksa i këndonte virusit ku mes të tjerash theksonte: “Covid shkofsh e mos u kthefsh”.
E bija e tij, Adelina thaçi reagoi e pikëlluar përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehej se: “ma këpute shpirtin o bab, shoku jem, dashnia jem. ” /abcnews.al