“Fermerët pa mbështetje në fshat”, Bardhi: Bashkë do të sjellim ndryshimin

schedule10:51 - 26 Mars, 2021

schedule 10:51 - 26 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i PD-së për Elbasanin, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Cerunjë të Gramshit.

Bardhi deklaroi se nëse fshati do të kishte pasur mbështetjen e duhur çdo banor mund të jetojnë me tokën e tij.

Në këtë takim fermerët u shprehën se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.

“Një nga arsyet që varfëria ka shkuar në këtë nivel është se qeveria e hoqi tërësisht vëmendjen nga fshati. Secili këtu mund të jetojë me tokën e me punën e tij, nëse merr mbështetje për aq sa ka, për aq sa prodhon”, u shpreh Bardhi.

Gjithashtu kryefamiljari i familjes Çekrezi prej 5 anëtarësh, tregoi se jeton me 7 mijë lekë të vjetra në ditë, ku 3 mijë ua jep fëmijëve që ka në shkollë.

“Për rrugën dhe ndonjë gjë që do hanë. Dhe i ngelet të ushqehen me 4 mijë lekë të vjetra në ditë”, shprehet ai.

Ndërsa një tjetër qytetar, Islam Menko i cili jeton me gruan e tij Afërdita, pasi dy djemtë i ka në emigracion, tha se e kanë kaluar koronavirusin, duke theksuar se shëndetësia falas është një premtim i pambajtur, pasi të gjitha shpenzimet për këtë sëmundje të rëndë ia mbuluan fëmijët.

Të dy pensionistët që e kishin kaluar covidin u shprehën se u ka kushtuar 3 milionë lekë.

Gjatë takimit në shtëpinë e tyre me Gazment Bardhin ata u shprehën se nuk e njohën dot shëndetësinë falas, premtimin e madh të qeverisë Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!