Real Madrid duhet të ndajë mendjen për një tjetër mbrojtës. Nacho Fernandez është në përfundim të kontratës dhe mund të largohet nga kampionët e Spanjës.
Me Sergio Ramos ende në pikëpyetje për rinovimin, Reali duhet të marrë vendimet e duhura. Për 31-vjeçarin janë disa klube të interesuara, por madrilenët kanë përparësi për të.
“AS” raporton se janë tre klube europiane që kanë shprehur interes për Nacho. Liverpool dhe Juventus janë mes tyre, ndërkohë që edhe Roma e pëlqen dhe do donte ta afronte në skuadër.
Kontrata e mbrojtësit është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe duhet vendosur nëse do të shitet, apo do të rinovohet me të, pasi mund ta humbasin me parametra zero. /abcnews.al