Mentor Mazrekaj ndëshkoi skuadrën e Tiranës me një krosim nga këndi, në ndeshjen që Laçi e humbi me rezultatin 1-2 para pak ditësh. Sulmuesi dardan, i ndihmuar nga era krosoi fort dhe topi u devijua. Portieri Ilion Lika nuk pati thuajse asnjë shanse ta ndalte sulmuesin e kurbinasve.
https://streamable.com/8esv5a
Një gol i veçantë në Superiore, por ka të tjerë që shënojnë edhe pa ndihmën e erës. Herol Riiberg, futbollisti i Tulevik, ka ndëshkuar ditën e djeshme skuadrën e Nomme Kalju.
Në minutë e 67-të ai ekzekutoi një goditje këndi dhe topi shkoi në shtyllën e dytë dhe u devijua drejt e në rrjetë, duke bërë që lojtarët e Tulevik të shpërthenin në festë dhe të përgëzonin Riiberg.
Në fund ata iu gëzuan edhe kualifikimit, pasi ndeshja shkoi në shtesë dhe me rezultatin 1-2 Tulevik shkoi në raundin tjetër të Kupës së Estonisë. Riiberg me siguri ende po feston golin e tij të veçantë. /abcnews.al