Trinidad Tobago i ka nisur me këmbën e mbarë kualifikueset për Kupën e Botës 2022, pasi ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-0 skuadrën e Guyana.
Goli i tretë i shënuar në këtë ndeshje po bën xhiron e internetit. Ryan Telfer i skuadrës vendase bëri detyrën, duke e çuar topin në rrjetë.
Për këtë në ndihmë i erdhi portieri Akel Clarke, të cilit i shpëtoi topi nga duart duke regjistruar një nga gafat më të rënda të bëra nga një portieri. Pamjet flasin vetë… /abcnews.al