Shqipëria fitoi minimalisht sot me Andorrën dhe Bare dha një asist shumë të bukur për Lenjanin, që shënoi golin e fitores. Pas ndeshjes mesfushori nga Fieri foli për Supersport dhe tregoi vështirësitë për të dalë te triumfi në këtë ndeshje.
“Më e rëndësishme ishte të fitonim. Ishte e vështirë dhe fusha nuk ishte në nivelin e duhur për të luajtur futboll. U mbyllën me 6 mbrojtës dhe luajtën një kundër një me mesfushorët. Ishim seriozë në fushë, i bëmë gjërat mirë dhe morëm fitoren. Ia arritëm qëllimit dhe presim ndeshjen me Angline.
E vetmja mënyrë për mua ishte të hapesha në krah dhe ta merrja topin më thjeshtë, por nuk ka problem, ne e arritëm qëllimin. Luajtëm vertikalisht në pjesën e dytë, por nuk është e thjeshtë me këto ekipe, fushë sintetikë dhe shumë e vogël, që nuk na krijoi hapësira”, u shpreh Bare. /abcnews.al