Mungesë e madhe, kampionët e botës humbasin yllin e mesfushës

schedule22:26 - 25 Mars, 2021

schedule 22:26 - 25 Mars, 2021

Mesfushori i Francës, N’Golo Kante, e mbylli para kohe aventurën me kombëtaren për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2022. Ishte vetë Federata e Futbollit të Francës, që njoftoi dëmtimin e 29-vjeçarit mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ylli i Chelseas vuan një dëmtim në kofshë e si pasojë do të humbasë dy duelet e mbetura, ato me Kazakistanin dhe Bosnje Hercegovinën. Kujtojmë që ditën e djeshme mesfushori luajti gjatë gjithë ndeshjes në barazimin 1-1 me Ukrainën, por mesa duket jo gjithçka paska shkuar mirë për N’Golon.

 

Ndërkohë, ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave Kante. Kohët e fundit ai ishte kthyer sërish një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Chelsea dhe shpresojmë që ai mos të ketë një dëmtim serioz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!