Zhbllokohen edhe Spanja e Suedia, kundërshtarët e ardhshëm të Kosovës së Challandes në grupin B. Ekipi i Luis Enrique po përballet në Granada me Greqinë. Goli i parë ka ardhur në minutën e 33-të dhe atë e ka shënuar Alvaro Morata.
https://streamable.com/ewem54
Sulmuesi i Juventusit mori një asist të bukur nga Koke, e stopi bukur topin dhe nuk fali përballë portierit kundërshtar, duke dërguar në avantazh kombëtaren iberike. Zlatan Ibrahimovic u rikthye te Suedia pas pesë viteve.
https://streamable.com/3zte3s
https://streamable.com/tzax8b
Bomberi i Milanit e ka nisur si titullar takimin shtëpiak kundër Gjeorgjisë. Miqtë rezistuan vetëm 35 minuta. Ibra dhuroi një asist për Viktor Claesson dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë. Tjetër gol i Italisë. Ciro Immobile i ka dhuruar avantazhin e dyfishtë kundër Irlandës së Veriut. /abcnews.al