Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërhoqi vëmendjen e fqinjëve, Eva Murati zbulon detaje nga pjesëmarrja në emisionin italian

schedule20:45 - 25 Mars, 2021

schedule 20:45 - 25 Mars, 2021

Eva Murati u bë kryefjalë e mediave italiane pak ditë më parë me pjesëmarrjen e saj në emisionin e njohur “Tiki Taka”. Moderatorja sportive ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini.

Në një intervistë për tring.al, moderatorja ka treguar se si e mori ftesën nga “Tiki Taka”, ndërsa e ka përshkruar këtë eksperiencë si të paharrueshme. “Vërtetë fantastike! Italianët janë mjeshtër të televizionit vërtetë e çojnë në një nivel tjetër atë prandaj nuk kishte si ishte një eksperiencë jo e mirë. E pabesueshme sesa shumë mund te mësosh kur e prek nga afër diçka të tillë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

E konsideroj veten me fat sepse edhe në Shqipëri gjithmonë kam punuar me më të mirët në treg, me ata profesionistë që vërtetë kanë lënë gjurmë, por kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për mua.“, është shprehur Eva duke treguar më tej se pjesëmarrësit në studio janë habitur duke e parë si të ftuar përkrah tyre.

“Të gjithë ishin shumë mikpritës në prapaskenë, sigurisht që u habitën kur panë se isha pjesë e të njëjtit panel me to pasi vajzat simpatike në Tiki Taka zakonisht i pozicionojnë në një tjetër vend të studios por më pas më përgëzuan për njohuritë për futbollin pasi emisioni filloi dhe u njohëm më mirë“, u shpreh Eva. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!