Albin Kurti: Në 29 shtator protestë paqësore në Prishtinë kundër Thaçi

schedule14:32 - 18 Shtator, 2018

schedule 14:32 - 18 Shtator, 2018

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka konfirmuar ditën kur do të mbahet protesta e organizuar nga partia e tij për të kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Në një konferencë për shtyp nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë Kurti u bëri apel qytetarëve që në 29 shtator, ora 14:00 të marrin pjesë në protestën paqësore në Prishtinë kundër presidentit Thaçit. Kreu i Vetëvendosjes akuzoi Thaçin se po mbron idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë vetëm për interesat e tij personal. Ai shtoi se situata politike në Kosovë është e rëndë, sidomos nga vendimi i Presidentit Hashim Thaci për dialog me homologun e tij presidentin serb, pa mandat nga Kuvendi, pa parime për dialogun, pa ekip gjithëpërfshirës. Po ashtu, Kurti ka folur edhe për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, situata socio-ekonomike në Kosovë është në gjendje të rëndë, për shkak të mungesës së progresit dhe keq qeverisjes nga Kryeministri Ramush Haradinaj. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!