“Djemtë e mi shijuan Champions e Botërorin që në kopsht”, Materazzi tallet me Nedved

schedule17:18 - 25 Mars, 2021

schedule 17:18 - 25 Mars, 2021

Rivaliteti mes Juventusit dhe Interit është shumë i madh. Garë e fortë sportive, polemika prej vitesh dhe “urrejtje” mes tifozëve. “Djali im ishte në shkollë të mesme, tani drejton një makinë dhe ndodhet në universitet, ndërsa titulli kampion është akoma i yni“, deklaroi Pavel Nedved në DAZN.

Bardhezinjtë kanë fituar 9 titujt e fundit në Serie A, por nuk triumfojnë në Champions prej vitit 1996. Deklarata e zv presidenti të “Zonjës” nuk është pritur mirë në kampin zikaltër. Ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Italisë, Marco Materazzi ka reaguar menjëherë, duke mos i kursyer thumbimet ndaj çekut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marco Materazzi (@marcomaterazzi)

Pavel… të gjithë i urojmë djalit tënd të fitojë edhe Champions League përpara se të përfundojë studimet, e meriton. Djemtë e mi kanë shijuar Champions League dhe Kupën e Botës që në kopsht dhe fillore“, shkruan Materazzi. /abcnews.al