Sipas një sondazhi, një në tre persona në Danimarkë, refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca.
Sondazhi që përfshiu 1053 persona, tregoi se 33% e danezëve refuzonin të merrnin vaksinën AstraZeneca. Sidoqoftë, vetëm 7% ishin dakord të vaksinoheshin me çfarë do lloj vaksine që do t’u ofrohej. Sondazhi zbuloi gjithashtu se më shumë gra ishin kundër vaksinës së burrat.
Rreth 150,000 persona janë vaksinuar me AstraZeneca në Danimarkë para se të pezullohej në fillim të Marsit. Autoritetet pritet të njoftojnë nëse do të rifillojnë përdorimin e vaksinës në një njoftim sot.
Dy javë më parë, Danimarka ishte ndër vendet e para në Europë që pezulloi përkohësisht përdorimin e AstraZeneca për shkak se disa pacientë kishin zhvilluar mpiksje gjaku./abcnews.al

